Një grua denoncoi një nëpunës policor për shantazhim dhe sulm fizik

Një grua nga rajoni i Tetovës, në Stacionin Policor të Tetovës ka denoncuar se është shantazhuar dhe është sulmuar fizikisht nga një person me iniciale F.A i punësuar si nëpunës policor në Sektorin Policor Kamnjan, dhe ish i dashuri i saj, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, F.A e ka kërcënuar gruan në fjalë se do ti publikojë fotografitë dhe video-incizimet që i ka me të, dhe se të njëjtat do të ja tregojë babait dhe bashkëshortit të saj.

Dje përderisa gruaja ka qenë në punë, F.A ka shkuar dhe e ka sulmuar fizikisht.

Për rastin është njoftuar Sektori për punë të Brendshme të cilët kanë filluar procedurë për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button