Krahas filmit ‘Martesa’, edhe 86 filma të tjerë në garë për Oscars

Janë gjithsej 87 filma që do të konkurrojnë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë Oscars të vitit 2019-të, shkruan Kultplus.

Edhepse nominimet do të bëhen të ditura tek në 22 janar të vitit 2019-të, kanë nisur fjalët dhe favoritët kryesorë për filmat më të mirë që vijnë nga 87 shtete.

Në këtë listë është edhe filmi “Martesa” me regji nga Blerta Zeqiri, dhe është përfaqësimi kosovar që këtë vit tenton të hyjë në listën e ngushtë, e pse jo edhe të triumfojë në fund.

Bosnja në këtë garë do të konkurrojë me “Never Leave Me” – me historinë e tre refugjatëve sirianë që jetojnë në qytetin turk Sanliurfa. Mali i Zi konkurron me filmin “Iskra” ndërsa Serbia me filmin “Offenders”.

Në këtë kategori, e cila sjellë shtete nga e tërë bota, është Italia ajo që ka rekord me 14 filma fitues në Oscars. Pas saj vijnë Franca, Spanja, Japonia, Suedia dhe Danimarka.

Nga Kosova në këtë kategori deri sot kanë përfaqësuar “Tri dritare dhe një varje” në vitin 2014, “Babai” në vitin 2015, “Home sweet home” në vitin 2016, “Unwanted” në vitin 2017 dhe tani filmi “Martesa”. Asnjë nga filmat nuk është nominuar në listën e ngushtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button