Dhjetëra migrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir

Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte migrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve, raporton REL.

Trembëdhjetë persona u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit.

Sipas raportimeve, migrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit.

Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button