Veles, një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga 10 metra lartësi

Mbrëmë rreth orës 08.40 në rrugën “Bogdan Prlinçkov” në Veles, një person me iniciale B.Gj (72), ka rrëshqitur nga një lartësi prej 10 metrash, përderisa ka krasitur drunjtë në oborrin e shtëpisë së tij.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme pasi që B.Gj ka marrë plagë të rënda gjatë rrëshqitjes automjeti i Ndihmës së Shpejtë e ka dërguar atë menjëherë në Qendrën Spitalore në Veles, ku dhe është konstatuar vdekja e tij, transmeton Portalb.mk.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i personit në fjalë i është dhënë familjes për ta varrosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button