Tevdovski: Rebalanci i buxhetit do të sigurojë përkrahje financiare për komunat

Ministri i financave, Dragan Tevdovski ka kërkuar që të bëhet rebalanci i buxhetit për vitin 2018-të me qëllim që të bëhen përmasime në pjesën e të ardhurave që të sigurohet përkrahje financiare për komunat. Megjithatë, në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme ai thotë se kjo do të jetë e pamundur, shkruan Portalb.mk.

“Do të doja ta potencoj se momentalisht ekziston mundësi që të ju ndihmohet komunave. Përderisa vjen deri në mospranimin e procesit fillestar të ndryshimeve kushtetuese dhe shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësia e tillë do humbet pasi që Rebalanci nuk do të mund të bëhet, kurse në propozim buxhetin për vitin 2019, i cili është në fazën përpunuese nuk ekziston hapësirë fiskale për përkrahje të komunave”, tha Tevdovski.

LEXO: Qeveria në Kuvend ka dorëzuar propozim për ndryshimin e Buxhetit

Me Propozimin për Rebalancin e buxhetit, është paraparë dhe rritja e Bruto Prodhimit Vendor për  2.8%. Siç është theksuar, rebalanci do të bëhet kryesisht për shkak të bllokadës së hyrjes në NATO dhe BE nga ana e opozitës. Tevdovski konsideron se integrimi i vendit do të sjell siguri e cila do të jetë me rëndësi për marrjen e vendimeve nga investitorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button