Me Ditën e Maqedonisë u përmbyll përfaqësimi i Republikës së Maqedonisë në Panairin e Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në kuadër të vizitës së tij në Frankfurt, me rastin e përfaqësimit të Republikës së Maqedonisë në Panairin e Librit, dje ka zhvilluar takim edhe me drejtorin e Panairit të Librit në Lajpcig.

Në këtë takim Ademi ka theksuar se përfaqësimi i autorëve nga Maqedonia dhe i krijimtarisë së tyre në panairet e librit në botë është prioritet i politikës kulturore të Ministrisë së Kulturës. Në këtë drejtim, Ademi ka potencuar se çdo vit si shtet bëjmë përpjekje të jemi të pranishëm në shumë panaire të etabluar të librit në rajon, por edhe më gjerë në manifestimet më të rëndësishme të këtij lloji në korniza ndërkombëtare.

“Republika e Maqedonisë tanimë disa vite merr pjesë në Panairin e Librit në Lajpcig dhe në këtë përfaqësim kemi identifikuar mundësi të shkëlqyer për promovimin dhe afirminin e autorëve nga Republika e Maqedonisë në tregun ndërkombëtar”, ka nënvizuar Ademi, ku dhe e ka informuar bashkëbiseduesin e tij edhe për përpjekjet për lehtësimin e futjes së autorëve nga Maqedonia në tregun ndërkombëtar përmes Konkursit për botues të huaj që e zbaton Ministria e Kulturës.

Në këtë takim është theksuar edhe interesi i përbashkët për prezantimin e Republikës së Maqedonisë në Lajpcig ku, që nga viti i ardhshëm, shteti ynë mund të jetë i pranishëm me koncept për përfaqësimin e autorëve që mund të shkaktojnë vëmendje më të madhe në Panair, sipas tendencave aktuale.

Me këtë ngjarje përmbyllet përfaqësimi i Republikës së Maqedonisë në Panairin e Librit në Frankfurt.

Deri në fund të vitit autorët nga Republika e Maqedonisë dhe krijimtaria e tyre do të prezantohen edhe në Panairin e Librit në Tiranë, si dhe në Panairin e Pullës, ku Republika e Maqedonisë do të jetë në fokus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button