Branson në takim me Trampin në Shtëpinë e Bardhë

Prifti amerikan Endrju Branson, menjëherë pas lirimit nga burgu turk, mbrëmë arriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Donald Tramp.

Siç transmetojnë mediat botërore, Branson i ka thënë Trampit se lutet për të të marrë “dituri mbinatyrore”. “Me të vërtetë luftuat për ne”, i tha Branson presidentit Tramp.

Tramp tha se janë udhëhequr “biseda të gjata dhe të rënda  për lirimin e Branson”, transmeton MIA.

Presidenti amerikan Donald Tramp dje i’u falënderua presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për bashkëpunimin për lirimin e tij.

“Lirimi i Bransonit do të sjellë deri në “marrëdhënie të mira, ndoshta edhe të shkëlqyera” mes Turqisë dhe SHBA-së”, shënoi Tramp dhe përsëriti se nuk ka marrëveshje për heqje të sanksioneve kundër Turqisë edhe  pavarësisht lirimit të priftit.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se gjykata ka sjellur vendim të pavarur për lirimin e priftit amerikan Endrju Branson.

“I respektua zotëri president, siç e kam potencuar gjithmonë,  gjykata turke në mënyrë të pavarur e ka sjellur vendimin”, shënoi Erdogan në Tuiter, si përgjigje e tuitit të publikuar më parë të presidentit amerikan Donald Tramp.

Gjykata turke pardje solli vendim ta dënojë me tre vite burg priftin amerikan Endrju Branson, por gjykatësi i hoqi të gjitha  kontrollet gjyqësore – duke e përfshirë edhe ndalesën për udhëtime, që i mundësoi menjëherë ta braktisë Turqisë. Atij dënimi i është  zvogëluar për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa edhe me shikim të asaj se ka shërbyer dy vite burg të dënimit, duke e llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

Për Turqinë prifti amerikan i arrestuar është spiun i cili është munduar ta rrëzojë Qeverinë gjatë përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016. Por, për personat zyrtar amerikan Branson është njeri i pafajshëm familjar krishter, i cili pa të drejtë është mbajtur në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button