“Civil”: Edhe pse është rrëzuar regjimi i Gruevskit, po vazhdon ndjekja policore-gjyqësore e aktivistëve

OJQ “Civil” dërgon protestë ndaj siç thonë, ndjekjes policore-gjyqësore kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut, njofton Portalb.mk.

“Në vend që pjesëmarrësit e revolucionit jo të dhunshëm kundër diktaturës së Nikolla Gruevskit të marrin mirënjohje, në vend që t’u falënderohet të gjithë: Qeveria, institucionet dhe qytetarët për atë se çfarë kanë bërë, në vend që atyre njerëzve t’u kërkohet falje, apo të ftohen në ndonjë takim me institucionet që t’u ofrohet ndonjë kompensim për dëmin që ua kanë bërë në aspektin moral dhe material, aktivistët ende janë në shënjestër të ndjekjes policore-gjyqësore. Edhe pse regjimi i Gruevskit është rrëzuar, ata persona ende thirren në gjykata”, thonë nga “Civl”.

Ata thonë se për këtë nuk mund të ketë asnjë arsyetim, pasi që sipas tyre, këto procese gjyqësore janë njolla më e errët dhe dëshmia se në Maqedoni përndiqen personat që kanë protestuar për liri dhe demokraci.

“Civil” plotësisht pajtohet dhe i përkrah qëndrimet e argumentuara të profesoreshës Mirjana Najçevska e cila edhe vetë është e ekspozuar ndaj ndjekjes së vazhduar, e cila në kolumnën e saj “Poshtë regjimi – të rrojë regjimi” thekson një sërë shkeljes të dispozitave ligjore dhe kushtetuese. Është e çuditshme që asnjë deputet apo ministër nuk ka reaguar ndaj kësaj sjelljes së papranueshme të institucioneve të ndjekjes dhe të padrejtësisë. Kërkojmë nga gjykata dhe policia që t’u kërkojnë falje aktivistëve, ndërkaq Qeveria dhe Kuvendi të gjejë mënyrë që t’u jepet mirënjohje. Dhe të kërkojnë falje për heshtjen e deritanishme”, thonë nga “Civil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button