Maqedoni, mos e hidhni ushqimin e tepërt, mund t’ua dhuroni të varfërve

Përfaqësuesit e rrjetit “Të gjithë je ti” do t’i ftojnë qytetarët dhe biznesmenët që të kyçen në aksionin për dhurim të ushqimin “Ushqe 10.000”, e cila do të mbahet më 16 tetor, me rastin e Ditës Botërore Kundër Urisë, njofton Portalb.mk.

Banorët e Shkupit, Manastirit, Kumanovës, Prilepit, Strumicës, Radovishit, Koçanit dhe Vinicë mund të dhurojnë ushqim prej 10 deri në orën 19 në 32 lokacione.

Organizatorët informojnë se aksionin do ta organizojnë për shkak të të dhënave të cilët tregojnë se 445.099 qytetarët kanë problem që të sigurojnë ushqim dhe në mesatare kanë nga një vakt në ditë. Nga ana tjetër, për një vit në Maqedoni hidhen në mbeturina dhjetëra mijëra tonë ushqim.

Me zvogëlimin e hedhjes së ushqimit dhe shpërndarjen e ushqimit të tepërt te njerëzit që kanë nevojë, mund të zvogëlohet problemi me urinë dhe varfërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button