U vra një person nga një shpërthim në Smolicë të Gjakovës

Një shpërthim, që ka ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës, i ka marrë jetën një personi në orët e hershme të mëngjesit sotëm.

Lajmin e kakonfirmuar Policia e Kosovës, e cila është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka marrë informatën për një rast në fshatin Smolicë të Gjakovës. Një person ka humbur jetën nga një shpërthim që ka ndodhur aty”, ka thënë për Klan Kosvën, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rrethanat lidhur me rastin janë duke u hetuar”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button