Qeveria në Kuvend ka dorëzuar propozim për ndryshimin e Buxhetit

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 94-të, në seancë të jashtëzakonshme që e ka mbajtur mbrëmë, e ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Këtë vendim, Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar në bazë të lëvizjeve fiskale të cilët e kanë krijuar nevojën për përshtatje minimale të Buxhetit të Maqedonisë për vitin 2018-të, si për të ardhurat, ashtu edhe për shpenzimet.

“Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2018 janë planifikuar në nivel prej 192.5 miliardë denarë, ndërkaq shpenzimet e përgjithshme janë konstatuar me vlerë prej 210.5 miliardë denarë. Në këto korniza të planifikuara për të ardhurat dhe shpenzimet, deficiti është ndjeshëm më i ulët (18.1 përkundër planifikimit inicial 18.2 miliardë denarë). Pastaj, në lidhje me BVP-në, buxheti deficitar është i pandryshuar dhe arrin 2.7% nga BVP. Me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit është kryer revidim në të ardhurat e Buxhetit për 0.5%, gjegjësisht për 1 miliardë denarë”, thonë nga Qeveria.

Procedura për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit, Qeveria e inicion në këtë periudhë që deri më 15 nëntor të miratohet, në rast se nuk miratohet vendimi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button