Çaushoglu: Arabia Saudite të bashkëpunojë në hetimin për Kashogin

Arabia Saudite duhet të bashkëpunojë  në hetimin turk për zhdukjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi dhe t’u mundësojë përfaqësuesve turk të hyjnë në konsullatën në Stamboll, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu gjatë vizitës në Londër.

“Ne ende nuk kemi parë bashkëpunim  në këtë temë dhe duam ta shohim”, theksoi ministri turk Çaushoglu në deklaratën e publikuar në televizionin kombëtar, transmeton MIA.

Kashogi (59) u zhduk më 2 tetor prejse hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Autoritetet turke pohojnë se ai është vrarë në Konsullatë, derisa Riadi zyrtar pohoi se gazetari e ka braktisur ndërtesën i padëmtuar.

Kahogi, i cili nga viti i kaluar jeton  në egzil në SHBA, është gazetar i vjetër. Ai është angazhuar  në “Uashington Post” dhe është i njohur për tekstet kritike ndaj autoriteteve saudite. Në tekstet e tij ai e ka kritikuar Arabinë Saudite edhe për shkak të luftës  me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë.

Ai është i njohur për intervistat me ish liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden dhe udhëtimet me të në periudhën e vitit 1987 deri në vitin 1995. Në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar madje është munduar ta bind Osama bin Ladenin të pajtohet me  familjen mbretërore të Arabisë Saudite dhe të kthehet në atdheun e tij, por ai ka refuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button