Digjet mali në Suhodoll të Mitrovicës, policia jep detaje

Një pjesë e malit në Suhodoll të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri, të shtunën.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Telegrafit se banorët e zonës përreth, kanë djegur shkurret dhe pastaj zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë masë me të gjerë, transmeton Lajmi.net.
Hoti ka konfirmuar, se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.

Sipas tij, ndezja e zjarrit nuk ka të bëjë me ndonjë aktivitet kriminal, apo etnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button