Maqedoni, Sindikata e Arsimit ka ngritur zërin për shkeljen e të drejtave arsimtarëve

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit arsim kanë ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të tyre në këtë profesion. Siç thonë ata, të gjithë punonjësit në arsim që nuk janë pjesë e SASHK-ut nuk mund të gëzojnë të drejtat e barabarta të punës sikurse kolegët e tyre, anëtarë të SASHK-ut. Madje, nga Sindikata e Pavarur ankohen se janë të kërcënuara nëse largohen nga SASHK-u dhe bëhen pjesë e ndonjë sindikate tjetër, transmeton Alsat-M.

“Një pjese të kolegëve të cilët nuk janë anëtarë të SASHK-ut u janë ulur ditët e pushimit vjetor ndërsa të tjerëve nuk u respektohet vullneti të largohen nga sindikati. Janë vënë në pozitë që pa vullnetin tu merret anëtarësi për organizatën për të cilën kanë humbur besimin. Prandaj, pyesim publikisht: ku duhet të drejtohen punëtorët kur u shkelen të drejtat e tyre, përse nuk reagojnë organet shtetërore edhe pse kanë një numër të dëshmive që tregojnë parregullsi në arsim”, deklaroi Zhaklina Sveqarovska, Sindikata e Pavarur e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button