Unazën e princeshë Eugenia-s nuk mund ta ketë asnjë nuse tjetër (FOTO)

Kur Princesha Eugenie u fejua me Jack Brroksbank në janar sytë e të gjithëve ishin tek unaza e saj unike. Pas fejesës, Jack tregoi në një intervistë se ai kishte gjetur një safir të mahnitshëm, por nuk dëshironte të vendoste ai për të pa e parë edhe Eugenie. Unaza është e rrethuar nga 12 diamante, ndërsa guri në mes e merr të gjithë vëmendjen, përcjell Revista Class.

Ky lloj safiri është nga më të rrallët, çfarë do të thotë se asnjë nuse tjetër nuk do ta ketë një unazë të njëjtë me princeshë Eugenie-n. Këto lloj safiri janë në ngjyra të ndryshme nga roza në portokalli dhe mund të gjenden në Sri Lanka, Tanzani dhe Magakaskar. Mirëpo, shumë pak njerëz dinë për to, pasi duhet të jesh një njohës i mirë i gurëve të çmuar për t’i njohur ata. Gjithsesi, Eugenie nuk është e vetmja që ka një unazë të veçantë, Kate Middleton ka gjithashtu një unazë 12 karatësh safir (pjesë e koleksionit të Princeshë Diana-s dhe vlera e saj është 50 mijë dollarë).

Eugenie – Brroksbank

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button