Zhdukja e gazetarit, Arabia Saudite dërgoi hetues në Turqi

Një delegacion nga Arabia Saudite, ka arritur në Turqi si pjesë e hetimeve ndaj zhdukjes së gazetarit të njohur, Jamal Khashoggi. Një burim saudit ka bërë me dije se princi Khaled al-Faisal ka vizituar Turqinë të enjten për bisedime, si dhe gjatë ditës të dyja vendet u pajtuan për formimin e një grupi të përbashkët punues për të hetuar rastin, njofton TCH.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se do të bisedojë së shpejti me mbretin Salaman për zhdukjen e gazetarit.

“Kjo çështje është shumë serioze dhe ne jemi duke e konsideruar me shumë rëndësi”, tha Trump.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite në Turqi më 2 tetor.

Ndërkohë, zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane, por ndërkohë Arabia Saudite i mohoi akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button