“Banka e Postës”, rasti i ri i PSP-së me 9 të dyshuar: Përfshihet edhe Lubço Georgievski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka hapur edhe një rast të ri “Banka e Postës”, ku të dyshuar për vepër penale janë nëntë persona: Kole Smillevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatollis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Millov dhe Zllatko Gjorçev, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të kohës së kaluar, personave Lubço Georgievski, Marjan Gjorçev, Nikolla Gruevski, Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitriovski, është bërë vjetërsim i ndjekjes penale për vepër penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Organizator ishkryeministri Lubço Georgievski

Sipas PSP-së, organizator i grupit keqbërës ka qenë Lubço Georgievski në kohën kur ka qenë kryetar i Qeverisë së Maqedonisë në vitin 2001, Marjan Gjorçev kur ishte zëvendëskryeministër, dhe Nikolla Gruevski si ministër i Financave, të cilët duke e pasur për qëllim të kontrollojnë funksionimin faktik të “Bankës së Postës”, kanë organizuar themelimin e Bankës, krahas “Postës së Maqedonisë” e cila ka qenë nën pronosi të shtetit, dhe të marrin pjesë edhe personat juridik të cilët i kanë përzgjedh ata – “Noel Eksport –Import” – Gjevgjeli dhe shtëpia Botuese “Evropa 92” – Koçan.

Vepra penale e parë: Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare

Siç sqaroi PSP, këta persona nuk mund të ndiqen penalisht për shkak se kanë vjetërsi të veprës penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Themeluesve të personave juridik, Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski u është thënë se në themelimin e Bankës nuk do të marrin pjesë me mjete vetanake, por me mjete që do të sigurohen nga kreditet. Plani ka qenë që themelimi i “Bankës së Postës” të mos jetë me mjete të të dyshuarve, por me mjete nga burime tjera, që është në kundërshtime ligjin e bankave”, thonë nga PSP-ja, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të siguruara nga PSP-ja, të dyshuarit pronari i “Noel Eksport- Import”, Tome Gllavçev dhe pronari i Shtëpisë Botuese “Evropa” – Koçan, Ratko Dimitrovski, me kreditë të tërhequra nga tre banka, i ka paguar shpenzime themeluese në “Bankën e Postës”, me çka drejtori gjeneral i Shoqërisë Aksionare “Banka e Postës”, Kolle Smillevski ka mundësuar kreditim të personave juiridik “Noel Eksport – Import” – Gjevgjeli dhe “Evropa 92” – Koçan dhe personave të tjerë që lidhen me ata. Të gjitha mjete e siguruara nga kreditet e “Bankës së Postës” janë transferuara në llogaritë e dy personave juridik dhe janë përdorur për kthimin e krediteve të para.

Bëhet fjalë për kreditim indirekt të shpenzimeve themeluese me mjete të bankës e cila themelohet, që është në kundërshtim me ligjin e bankave dhe paraqet vepër penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Respektivisht, të dyshuarit Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitriovski kaë shfrytëzuar pozitën e tyre në “Bankën e Postës”, kanë bërë që i dyshuari Kolle Smillevski të mundësojë miratim të më shumë kredive të personave juridik “Noel” dhe “Evropa 92”, si dhe shoqërive aksionare të cilat kanë qenë të lidhura direkt me ata.

Vepra penale e dytë: Larje parash dhe të ardhurave tjera me veprime penale

Kreditet e dyta menjëherë i kanë transferuar në llogarinë e “Noel” dhe “Evropa 92”, të cilat i kanë shfrytëzuar për qëllime personale. Për të gjitha këto krediti janë marrë vesh që të mos kthehen fare në Bankë, me çka është sjellë dobi për “Noel” dhe “Evropa 92”, kurse Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski, dhe Kolle Smillevski kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Sa i takon zbulimit të faktit se mjetet e parave të cilat dalin nga kreditet e marra ilegale, si dhe fakti se aksionet e “Bankës së Postës” i kanë ndarë në mënyrë ilegale, të dyshuarit Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski në periudhën kohore 2005-2010 kanë ndërmarrë veprime për larje parash dhe veprime të tjera nga vepra penale.

Respektivisht, të dyshuarit Tome Gllavpev dhe Ratko Dimitrovski nëpërmjet shoqërive të tyre “Noel” dhe “Evropa 92” kanë tërhequr kreditë nga “Banka Eurostandard” të cilat kanë qenë për servisim të shërbimeve nga kreditet paraprake të tërhequra nga “Banka e Postës”, transmeton Portalb.mk.

Si garanci për kreditet e tërhequra në “Bankën Eurostandard”, të njëjtët kanë dorëzuar aksionet nga “Banka e Postës”. Pasi që krediti në Bankën Eurostandard” nuk është kthyer, kjo e fundit është bërë aksionar i “Bankës së Postës”.

Në këtë mënyrë, të dyshuarit me pronë ilegale – aksionet në “Bankën e Postës” dhe mjetet e fituara nga kreditet e “Bankës së Postës” e kanë mbuluar burimit ilegal të tyre, me çka kanë kryer vepër penale “Larje parash dhe të ardhurave tjera me veprime penale”.

Veprimet e të dyshuarve nuk mbarojnë këtu

Të dyshuarit: Smillevski, Gllavçev dhe Dimitrovski me qëllim, që ilegalisht të tërheqin para nga “Banka e Postës”, kanë bërë përpjekje për dekapitalizim të Bankës me tërheqjen e ciklit të dytë aksioneve nga blerës të paracaktuar. Këtë lloj dekapitalizimi, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë nuk ka aprovuar, për shkak se menaxherët e  Shoqërisë Aksionare “Tikvesh” – Kavadar, Ndërmarrjes Ndërtuese “Beton” -Tetovë, Shoqërisë Aksionare “MIK” –Kavadar, Shoqërisë Aksionare  “Vengall” – Shkup, “Ezimit Grup” – Shtiç dhe Shoqërisë Aksionare “Zhito” – Shkup, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka hapur edhe gjashtë raste të reja, ku thuhet se të dyshuarit kanë  dëmtuar buxhetin e Maqedonisë në vlerë prej 80 milionë eurove.

Këto janë gjashtë rastet e reja që i hapi Prokuroria Speciale Publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button