Dyshime se u trukua rezultati në Champions, përfshihet një klub i madh!

Hije dyshimi për trukime ndeshjesh edhe në kompeticionin më madhor për klube Champions League. Autoritetet franceze me sinjalizimin e UEFA-s kanë hapur një hetim për sfidën Paris Saint Germain-Crvenza Zvezda pasi dyshohet se ka një kombinim rezultati.

Në sfidën e fituar me rezultatin 6-1 nga Neymar me shokë, një drejtues i skuadrës ka vendosur shifrën e konsiderueshme prej 5 milionë eurosh bast që skuadra e tij humbet me 5 gola diferencë. Një bast i guximshëm ky që nuk do ta vinte askush nëse nuk do të kishte siguri të plotë, njofton Supersport.al.

Ky drejtues në fjalë ka tentuar të kontaktojë edhe presidentin e PSG Naser Al Khelaifi por nuk ia ka arritur qëllimit. Megjithatë klubi serb e ka përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm duke e cilësuar si të pavertetë dhe është shpikur nga persona që duan të dëmtojnë imazhin e Crvena Zvezdës.

Edhe PSG ka mbajtur distancë nga këto akuza ndërsa për momentin nuk prova që ndeshja ka qenë e trukuar pasi nuk ka patur asnjë anomali në bastet e luajtura për këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button