21 Janari, Prokuroria: 2 vite burg për Armando Kasaj

Prokuroria e Tiranës kërkoi dy vite burg për ish-shefin e IT-së në Kryeministri. Armando Kasaj, ish-shefi i IT i kryeministrisë, akuzohet për fshirjen e filmimeve të serverit qendror, gjatë ngjarjeve të 21 Janarit të vitit 2011.

Organi i akuzës e akuzon Kasajn se në rolin e specialistit të IT në Këshillin e Ministrave ka kopjuar dhe me pas ka fshirë pamjet e serverit të vëzhgimit të qeverisë, raporton BalkanWeb. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se me 21 Janar kanë filmuar 11 kamera, ku ajo qendrorja, më saktësisht kamera numër 1 ka filmuar edhe vrasjet e protestuesve, në Bulevardin para Kryeministrisë.

Por, në një përgjigje që Këshilli i Ministrave i ka dërguar Prokurorisë, thuhet se serveri ka qenë jashtë funksionit që prej vitit 2009, një pretendim që hidhet poshtë në fakt nga ekspertiza e FBI, e cila zbulon se të 11 kamerat funksiononin më 21 Janar.

Në ekspertizë zbardhen me detaje ndërhyrjet e kryera në server ku fshirja e fundit është regjistruar në orën 00:52 minuta të 22 Janarit. Ndërkaq, trupi gjykues ka përcaktuar datën 26 korrik, ku Aramando Kasaj do të paraqesë mbrojtjen e tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button