Shefi i OSBE-së në Maqedoni: Deputetët kanë përgjegjësi

Para seancës plenare për ndryshimet kushtetuese, shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Klemens Koja ka deklaruar se deputetët kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje, transmeton Portalb.mk.

“Kur çështje të tilla vijnë në Kuvend, deputetët kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje tjetër”, ka thënë për MIA, Koja.

Kjo deklaratë e Kojas vjen dy ditë para leximit të parë të ndryshimeve kushtetuese që do të nis të hënën me fillim prej ora 11:00 në seancën e 61-të me radhë të Kuvendit të Maqedonisë. Ndryshimet kushtetuese vijnë me propozim të Qeverisë së Maqedonisë dhe parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Që kalojë leximi i parë, duhet vota “për” e 80 deputetëve, që jozyrtarisht thuhet se është siguruar.

http://portalb.mk/563066-seanca-plenare-do-te-realizohet-marreveshja-e-prespes-ose-maqedonia-shkon-ne-zgjedhje-foto/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button