Që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit

Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese, ka filluar me gjysmë ore vonesë. Përpara deputetëve kanë mbajtur fjalim kryeministri Zoran Zaev dhe deputetë si nga shumica po ashtu edhe nga opozita, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Zaev, në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ndryshimet kushtetuese duke e sqaruar propozimin kuvendor, edhe njëherë i ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Që opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev në mënyrë indirekte ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

“Erdhi koha që t’u themi “stop” ndarjeve, ja ku është mundësia që të falemi”, tha Zaev, duke folur për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

LEXO: Deputeti Dimovski kërkoi të hiqet pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese, “kundër” votuan 67 deputetë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese të hiqet nga rendi i ditës sepse, siç tha si, Kuvendi nuk ka legjitimitet që as zgjedhjet e as referendumi të hyjë në procedurë të ndryshimeve kushtetuese.

“Në përbërjen e Kuvendit asnjë parti politike ose deputet nuk ka dhënë premtim për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së para fushatës zgjedhore shkroi se nuk do ta lejojë këtë, ndërsa Koalicioni i LSDM-së premtoi se nuk ka ndryshim të kushtetutës. Ky Kuvend nuk ka legjitimitet zgjedhor që të hyjë në procedurë. Për ndryshimin e Kushtetutës nuk ekziston referendum konsultativ, ndërsa edhe përkundër kësaj vendimi i miratuar në referendum është i obliguar”, tha Dimovski.

*************************************************************************************************

08:00 – Sot në Maqedoni do të mbahet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Seanca do të tregojë se a do të vazhdohen procedurat për realizim të marrëveshjes së Prespës, apo Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Komisioni Kuvendor e miratoi propozimin për ndryshimin e Kushtetutës

Të premten Komisioni për Çështje Kushtetuese i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kurse i njëjti do të jetë në rend dite të seancës plenare sot, me fillim prej ora 11:00.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi larg vendimit të përbashkët, mendoni se çfarë mund të na bashkojë dhe të marrim përgjegjësi për Maqedoninë në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Derisa ndërkombëtarët bërë thirrje që Maqedonia të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, jo-zyrtarisht u tha se 80 votat “për” ndryshimet kushtetuese janë siguruar. Sipas kryeministrit Zaev mosdeklarimi i deputetëve se do të votojnë “për”, vjen për shkak të kërcënimeve, e cila është hedhur poshtë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka vlerësuar se do ta hetojë rastin dhe ka motivuar deputetët të denoncojnë kërcënimet.

LEXO: Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre
LEXO: A po kërcënohen deputetët që e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse pushteti siguron shumicën, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë deri më 100 ditë. Sipas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019. Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë.

Diskutimi për nevojën e ndryshimeve kushtetuese mund të zgjasë më së shumti 10 ditë, por vlerësohet se mund të përfundojë edhe më herët. Madje pas përfundimit të debatit, kur propozimi do të vendoset në votim, do të dihet se a kanë mbështetjen e dy të tretës së deputetëve. Nëse nuk ka, do të pasojë shpërbërja e Kuvendit dhe shpërbërja e zgjedhjeve parlamentare.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

  • Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore

Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

  •  Ndryshime në preambulën e Kushtetutës

Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

  • Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë

Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

  • Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë

Nën Nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta. Propozimin e plotë për ndryshimet kushtetuese mund ta lexoni: KËTU.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u paralajmëruan nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas referendumit të 30-shtatorit, si mundësi e vetme e sigurimit të votës “për” të 80 deputetëve të nevojshme për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi.

Nëse mbahen zgjedhje, të gjitha partitë duhet të garojnë bashkë kundër VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button