Pastori amerikan Brunson shkoi në Gjermani

Pastori amerikan Andrew Craig Brunson ka shkuar në Gjermani me një avion special, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata turke dje ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.

Pas lirimit Brunson shkoi në shtëpinë e tij në Alsancak të qytetit Izmir dhe qëndroi për një kohë këtu.

Brunson dhe bashkëshortja e tij Norine Brunson në orët e mbrëmjes shkuan në aeroportin “Adnan Menderes” në Izmir.

Në aeroport u morën masa të gjera të sigurisë.

Brunson së bashku me bashkëshorten e tij u larguan nga Turqia.

Ismail Cem Halavurt, avokati i pastorit Brunson në një deklaratë për gazetarët në aeroport tha se Brunson ka shkuar në Gjermani. Ai bëri të ditur se pas qëndrimit dy ditor në Gjermani, Brunson do të shkojë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button