Përparësja me dy faqe

Fëshfërima e erës
më fërkon kujtimet
periudhë që dhimbjen ma harlis
dhimbje që shpirtin ma kapit
se bëj më dot balerinën këmbëzbathur
tani jam kompozitore e rënkimeve të zemrës…
bëj art në mungesën tënde
duke u kridhur në batanije.

Keq që s’të thash kurrë
që jam kuzhiniere e mirë
të kam bë thërrime,
thërrime kujtimesh
që për çdo ditë me to ushqehem
e që më mbajnë të uritur për sa kohë

S’të kam treguar që di edhe të qëndis
të qëndis e ujdis poezi me mendime të shkapërdara

Di edhe të laj,
laj jamulli me ujë të kripur
e bëj nga zemra për ty

Di të meremetoj rrugët për të arritur te ti
di të rrënoj mure për të thyer heshtjen
por ty nuk të pëlqente të bëja punë burrash.

Autore: Gresa Livareka

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button