A do të ndikojë zhdukja e gazetarit Khashoggi në lidhjet SHBA-A.Saudite?

Valltare me shpata, pallate madhështore dhe aeroplanë që kanë ngritur në ajër ngjyrën e kuqe, të bardhë e të kaltër, shkruan REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte nisur drejt Arabisë Saudite në udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-së, si president, duke përmendur përfitimet e mëdha në kuadër të ndërtimit të lidhjeve të ngushta mes këtyre dy vendeve.

Mirëpo, marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me Riadin janë tensionuar pas zhdukjes misterioze të shkrimtarit saudit, Jamal Khashoggi, por edhe në mes të administratës së Trumpit dhe anëtarëve të Kongresit, të cilat kërkojnë informacione nëse koluminsti i Washington Postit është vrarë brenda konsullatës saudite në Turqi.

Trump ka thënë se ka biseduar me zyrtarët e nivelit më të lartë në Mbretërinë saudite dhe ka “kërkuar gjithçka” për të sqaruar si Khashoggi, i njohur si aktivist dhe kritik i liderëve sauditë, është zhdukur pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll për të rregulluar disa dokumente që i nevojiteshin për t’u martuar.

Të enjten, presidenti amerikan ka thënë se është duke shikuar situatën nga afër dhe është duke punuar si me Turqinë ashtu edhe me Arabinë Saudite.

“Jemi duke e ndjekur me vëmendje. Do të kemi një raport shumë shpejt. Jemi duke punuar me Turqinë dhe Arabinë Saudite. Ajo çfarë ka ndodhur është e tmerrshme, nëse ka veçse ka ndodhur. Ndoshta do të befasohemi për të mirë. Megjithatë dyshoj, mirëpo nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Ai është gazetar i Washington Post”, është shprehur Trump.

Autoritetet turke pretendojnë se Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë nga anëtarët e një “bande vrasësish” sauditë.

Mirëpo, Mbretëria në anën tjetër i përshkruan supozimet si “të pabaza”.

Gazeta turke “identifikon skuadrën vrasëse” të gazetarit saudit

Nëse vërtetohet se Arabia Saudite është përfshirë në zhdukjen apo vdekjen e tij, marrëdhëniet e ngrohta, SHBA- Arabi Saudite, e madje edhe shpresat për paqe në Lindje të Mesme, mund të zbehen.

Trump ka mbështetur fushatën ambicioze të trashëgimtarit të fronit Mohammed bin Salman për modernizuar Mbretërinë konservative dhe ekonominë e saj.

Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili shkëmben mesazhe dhe thirrje telefonike me princin e ri, ka qenë kontribuues i marrëveshjes së vitit të kaluar për të shituar armë amerikane në Arabinë Sauditë në vlerë të 11 miliardë dollarëve.

Kushner: Trump “shumë i përkushtuar” për paqe në Lindjen e Mesme

Mirëpo edhe para se të zhdukjes Khashoggit, shqetësimet janë rritur në Kongres lidhur me politikat e Arabisë Saudite dhe hapat agresivë të princit të kurorës për të heshtur kritikët e tij.

Prandaj tani janë rritur thirrjet në Capitol Hill që SHBA-ja të ndalojë shitjen e armëve në Mbretëri dhe zhdukja e gazetarit mund të rrisë kundërshtimet e ligjvënësve dhe presionin kundër Trumpit për të rimenduar marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button