Maryse Conde merr çmimin zëvendësues të Nobelit në Letërsi

Shkrimtarja nga Guadalupe, Maryse Condé disa herë e cituar për Nobelin, u shpall sot fituesja e çmimit të ri në letërsi, me titullin nga ”Akademia e Re” pas polemikave mbi skandalin e lëvizjes #MeToo që çoi në shtyrjen për një vit të çmimit Nobel në Letërsi, shkruan Kulplus.

‘Në veprat e saj, me një gjuhë koncize, Maryse Condé përshkruan efektet shkatërruese të kolonializmit dhe kaosin e periudhës postkoloniale’’, ishin vlerësimet e artikuluara nga institucioni gjatë shpalljes së çmimit në Bibliotekën Publike të Stokholmit.

E lindur në shkurt 1937 në Pointe-à-Pitre (Guadalupe), Maryse Condé ka publikuar rreth 30 romane me tematikë mbi skllavërinë dhe Afrikën, si dhe pjesë teatrale dhe ese.

Akademia Suedeze u përfshi nga skandali i lëvizjes #MeToo në vjeshtën e vitit 2017, kur 18 gra akuzuan publikisht bashkëshortin francez të një anëtare të Akademisë për ngacmim dhe përdhunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button