Australi, krokodili vret një grua

 Një aborixhinase ka humbur jetën pas sulmit që pësoi nga një krokodil në pjesën veriore të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ka ndodhur derisa ajo mblidhte midhje me familjen. Policia njoftoi se gruaja u sulmua pranë qytetit bregdetar Nhulunbuy.

“Dëgjuam zëra dhe gruaja u zhduk në ujë. Më pas gjetëm kovën e saj ku mblidhte midhje”, tha dëshmitari okular.

Policia doli në vendngjarje ku gjeti krokodilin dhe trupin e gruas. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2005 deri në vitin 2014 në këtë zonë krokodilët kanë vrarë 14 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button