Mançevski: Transformimi digjital është procesi shtrenjtë i rritjes dhe zhvillimit

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski mbajti fjalim në panelin e ministrave me temë “Ekonomia digjitale – motor për zhvillim ekonomik”, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Digitals”, që dje u mbajt në Prishtinë, transmeton Portalb.mk.

Duke folur për transformimin digjital si bazë e ekonomisë digjitale, ai u ndal te pasojat që i bart koha e re dhe nevoja e përdorimit nga riorganizimi i sektorit publik dhe privat.

“Transformimi digjital është proces i rritjes dhe zhvillimit. Proces pak i shtrenjtë, që nuk le hapësirë për gabime. Qëllimi ynë është t’i risim mundësitë që i ofrojnë teknologjia e reja dhe të krijohet ambient që i përshtatet epokës digjitale, që do të sjellë rritje, do t’i risë investimet dhe do të krijojë mundësi për bizneset e të gjitha sektorëve”, theksoi Mançevski.

Siç potencoi Mançevski, nëse sektori privat e pranon përdorimin nga ndryshimi, nuk ka pse mos ta bëjë edhe sektori publik.

Ai gjithashtu shtoi se Maqedonia e ka filluar rrugën e transformimit digjital, rezultatet e së cilës do të bëhen të dukshme në fillim të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button