Nga e hëna fillon sezoni i ri i ngrohjes

Qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup që lidhen me sistemin qendror të energjisë elektrike, nga e hëna, 15 tetor 2018 do të mund t’i shfrytëzojnë radiatorët për ngrohje deri më 15 prill 2019, informojnë nga “Furnizimi BEG”, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të kësaj periudhe, ngrohja do të bëhet sipas rregullave  dhe diagrameve në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme. Këto rregulla dhe diagrame janë konfirmuar në rregullativë për ofrimin e ngrohjes deri te konsumatorët, të miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë thuhet edhe se në krahasim me vitin e kaluar, numri i konsumatorëve është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button