Gruevski: Tregu financiar në Maqedoni funksionon mirë

Tregu financiar në Maqedoni, i cili është sistem qarkullimi i ekonomisë është i shëndosh dhe funksionon mirë edhe përkundër krizës së rëndë evropiane të borxheve dhe recesionit që ke kemi për momentin, vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski.

“Mirë është se kemi sektor të shëndosh financiar dhe bankar i cili është i mbrojtur nga kriza. Kjo krijon edhe ndjenjë të besimit tek qytetarët dhe jo rastësisht shumica e tyre paratë i lënë në bankë dhe i shndërrojnë në valutë vendore sepse se rritet besimi në denarin për shkak të stabilitetit të denarit, stabilitetit të rezervave revizore, politikës monetare, për shkak të borxhit të ulët të shtetit prej rreth 26-27 për qind. Të gjitha këto performanse makroekonomike dhe mbrojtja e mirë që vitet e kaluara është bërë rreth sistemit financiar të Maqedonisë, fut besim tek qytetarët dhe në njëfar mënyre e ruajnë sistemin nga shoku plotësues që po ndodh në shumë vende gjatë kësaj krize botërore”, deklaroi Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button