Prokuroria Speciale nuk mund të ngrit aktakuzë për rastet e reja

Neni 22 i Ligjit për Prokurorinë Speciale për momentin i shpëton nga akuza të dyshuarit në gjashtë hetimet e reja që i prezantoi Prokuroria Speciale. Neni në fjalë ndalon që pas 30 qershorit 2017, Katica Janeva të ngrejë aktakuza për hetime që kanë përfunduar, njofton Alsat M.

Ligji për PSP-në, neni 22

Prokurori publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, mund të ngrejë aktakuzë apo të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tij.

Për ndryshimin e nenit, nevojitet shumicë prej dy të tretave apo për vazhdimin e afatit të Speciales duhet të votojë edhe VMRO DPMNE-ja, variant të cilin opozita e ka hedhur poshtë. Kjo do të thotë se hetimet e reja që i paralajmëroi Janeva si dhe dhjetë rastet e vjetra, s’mund të përfundojnë me aktakuzë. Për këtë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Stevço Jakimovski, drejtori i TVM-së, Marijan Cvetkovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev, ish drejtori i “Telekomit”, Zharko Llukovski si dhe zëvendës/ kryeministri aktual i euro- integrimeve, Bujar Osmani, për momentin do të shpëtojnë nga aktakuza para Gjykatës penale.

TË DYSHUAR NË HETIMET E REJA TË PSP-SË

ZORAN STAVRESKI, ISH MINISTËR I FINANCAVE
NIKOLLA GRUEVSKI
KIRIL BOZHINOVSKI
STEVÇO JAKIMOVSKI
MARIJAN CVETKOVSKI, DREJTOR I TVM-SË
IGOR JANUSHEV- SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I VMRO DPMNE-SË
ZHARKO LLUKOVSKI, ISH DREJTOR I TELEKOMIT
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR I EUROINTEGRIMEVE

Këto janë gjashtë rastet e reja që i hapi Prokuroria Speciale Publike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP