Për nëntë muaj, në Tetovë dhe Gostivar janë shqiptuar 3.584 dënime për vozitje të shpejtë

Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe janë sanksionuar 3.584 shkelje trafiku. Bëhet fjalë për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar, informojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, 1.096 prej tyre kanë qenë vozitur në vendbanime, ndërkaq 2.358 jashtë vendbanimeve. Shkeljet janë bërë nga automjetet e pasagjerëve, ndërkaq numri i përgjithshëm i tejkalimit të shpejtësisë së lejuar në këtë periudhë nga automjetet transportuese është 130.

SPB Tetovë, informojnë se për shkeljet, vozitësit janë sanksionuar edhe atë 1.511 me ndalesë të përkohshme me automjet të pasagjerëve dhe 68 të automjeteve transportuese me kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 1 vjet.

SPB Tetovë vazhdon me kontrollet dhe aktivitetet për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, pasi që mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, edhe këtë vit është arsyeja më e madhe për fatkeqësitë e komunikacionit në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button