Laboratori i drogës në Reçicë të Tetovës, 5 persona u dënuan me 37 vjet burg

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar 5 nga 7 të akuzuarit në lidhje me laboratorin e drogës në Reçicë të Vogël të Tetovës, ku gjatë vitit të kaluar u kapën mbi 125 kilogramë drogë sintetike, gjegjësisht mbi gjysmë milionë tableta (ekstaza) me vlerë prej 2.5 milionë eurosh, njofton Portalb.mk.

“Në procedurën gjyqësore kundër 7 personave të akuzuar, pas pranimit të fajit nga ana e pesë të akuzuarve, Gjykata Themelore Shkupi 1 – ka miratuar vendim për dënimin e të njëjtëve. Dënim me burg u është shqiptuar dy shtetasve të Serbisë dhe tre shtetasve të Maqedonisë, për veprën penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, të dënuarve u është shqiptuar masë paraburgimi, por me kërkesë të të akuzuarve të njëjtët janë dërguar në mbajtje të dënimit në burgun e Idirzovës, para se vendimi të bëhet i plotfuqishëm”, thonë nga Prokuroria për Portalb.mk.

38 vjet burg për 5 të akuzuarit që pranuan fajin:

  • M.Z. është dënuar me 11 vjet burg
  • S.K. është dënuar me 9 vjet burg
  • I.SH. është dënuar me 7 vjet burg
  • Z.D. është dënuar me 7 vjet burg
  • A.M. është dënuar me 4 vjet burg

Dy të akuzuarit e tjerë nuk e kanë pranuar fajin, Gjykata e ka ndarë procedurën dhe për të njëjtët gjykimi do të vazhdojë me procedurën e dëshmive.

Ndryshe, vitin e kaluar të akuzuarit si një grup ndërkombëtar i organizuar në të dy vendet në mënyrë ilegale që janë marrë me prodhime të paautorizuara, përpunim, transferim, bartje, ndërmjetësim në shitje ose blerje, si dhe në mënyrë tjetër, lirimi të paautorizuar i drogave narkotike.

Në të njëjtën kohë, nga një grup personash në Tetovë është ndërtuar një laborator i paligjshëm për prodhimin e drogave sintetike me qëllim të shitjes dhe organizimit të mëtejshëm të dërgimit në Republikën e Serbisë dhe në vende të tjera.

Një pjesë të materieve dhe substancave i kanë vendosur në një objekt në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ndërsa një pjesë në një objekt në Tetovë ku edhe kanë instaluar tërësi funksionale teknike-teknologjike. Në objektin në Tetovë ato kanë filluar proces të përpunimit të materieve, substancave dhe të prodhimeve psihotrope. Gjatë bastisjes së policisë në objekte, janë gjetur dhe marrë pajisje dhe makina të ndryshme si dhe 67 qese të najlonit me gjithsej 204. 696 pilula që përmbajnë amfetamin me masë të përgjithshme neto prej 35.044 kilogram, 910.415,5 pilula të pakuara ndryshe me llogo me masë të përgjithshme neto prej 155.864 kilogramësh amfetain dhe sasi më të madhe të substancave që paraqesin produkte për përfitim të amfetainit.

Koka e grupit llogaritet, Millan Zarubica nga Serbia, i cili ndryshe njihej edhe si “mbreti i drogave sintetike”. Zarubica dhe disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan së pari më 4 shkurt 2003 nën dyshimin se kishin bërë fabrikën më të madhe të prodhimit të drogës sintetike në Evropë. Në atë kohë, u kapën rreth dy milionë tableta të amfetaminës dhe substancave të ndryshme me vlerë prej 10 milionë dollarë. Ky aksion i koduar “Beograd” është kryer pasi DEA amerikane ka informuar se ka një laborator të madh për prodhimin e barnave sintetike pranë kryeqytetit serb Stara Pazova. Për këtë arsye, Zarubica u dënua me 11 vjet burg. Ai u arrestua sërish më 12 maj 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button