Në Selanik do të mbahet mbledhja e katër ministrave të Punëve të Jashtme, Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Greqisë në fillim të nëntorit do të mbajnë takim të ri në Selanik, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, mbledhja e katër ministrave ku do të shqyrtohen tema në lidhje me bashkëpunimin rajonal në më shumë fusha do të mbahet me 8 dhe 9 nëntor dhe këtë herë në Selanik.

Mbledhja e parë e tillë ishte në prill të vitit 2016, ndërsa për herë të fundit shefat e diplomacive të këtyre shteteve u takuan në maj të këtij viti. Në mbledhje, përveç ministrave të Punëve të Jashtme, marrin pjesë edhe ministra ose persona kompetent nga Ministria e Punëve të Brendshme nga katër shtetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button