Ekonomia maqedonase peng e hekurudhës së lënë pas dore (Infografik)

Kaloi një javë nga dita që “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” informuan se për shkak të deformimeve që janë shfaqur në urën e betonit që gjendet ndërmjet stacionit Gradsko dhe rrugëkryqit Kukureçani, aksi rrugor Veles – Gjevgjeli është i mbyllur për komunikacion. Derisa sanohej defekti, transporti i mallrave u ndërpre tërësisht në drejtimin të Portit të Selanikut për çka kompanitë e Maqedonisë po pësojnë humbje jashtëzakonisht të mëdha për shkak se janë të pamundësuar t’i transportojnë prodhimet për konsumatorët e tyre jashtë vendit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky rast e ilustron mungesën e investimeve në infrastrukturë të re hekurudhore dhe në rehabilitimin e asaj ekzistuese, që e vërtetojnë edhe shifrat statistikore të cilat tregojnë se me dekada më parë nuk është ndërtuar asnjë kilometër vijë hekurudhore.

Për këtë problem kanë sugjeruar edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë prej nga kanë shprehur shpresë se rehabilitimi i defektit do të jetë i shpejtë dhe do të mundësohet transport i papenguar drejt portit të Selanikut.

– A kanë fund hallet e “Hekurudhave të Maqedonisë”, e me atë edhe të ekonomisë së Maqedonisë? Përse është aq i rëndësishëm ky segment hekurudhor? Për shkak se është pika e vetme hekurudhore për lidhje me portin e Selanikut, që paraqet destinacionin kryesor për transit për eksportin e Maqedonisë – thotë Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Prandaj shpjegojnë, se nëpër atë port në vitin 2017 kanë kaluar 3.569.045 tonelata mallra, prej të cilat më shumë se një e katërta është mall i dedikuar për import dhe eksport në Republikën e Maqedonisë.

-Numri i kontejnerëve të proceduar në portin e Selanikut është 401.947, prej të cilave për Maqedoninë janë dedikuar përafërsisht 7 përqind. Këto shifra pa dyshim flasin për pozitën strategjike të këtij porti si dera detare ndërkombëtare, tradicionalisht më i përdorur, nëpërmjet të cilit realizohen marrëveshjet ndërkombëtare. Viteve të kaluara, veçanërisht të ballafaquar me problemet e bllokadave dhe grevave që e pamundësonin shfrytëzimin e portit, ekonomia maqedonase mundohej të gjej edhe opsione tjera (Burgas dhe Varnë në Bullgari, Durrës në Shqipëri, Tivar në Mal të Zi), mirëpo të gjitha aspektet infrastrukturore, teknike dhe ekonomike këto opsione ende i bëjnë alternativa më pak të leverdishme. Çdo ditë nga ndërprerja e mundësive për shfrytëzimin e portit të Selanikut, për ekonominë e Maqedonisë matet në mijëra euro humbje—thotë Azeski.

Përshtypja është se për shkak të politikave të papërshtatshme shtetërore dhe realizimit të dobët të investimeve kapitale në fushën hekurudhore, Maqedonia edhe më tej mbetet një prej vendeve të rralla në botë që nuk kanë lidhje hekurudhore me dy vende fqinjë (Shqipërinë dhe Bullgarinë) pavarësisht që dy garnitura qeveritare kanë premtuar ndërtimin e vijave hekurudhore në këto dy drejtime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button