Spalletti: Ja çfarë duhet të bëjë Interi për të mundur Milanin në derbi

Luciano Spalletti ka thënë se Interi duhet të jap më të mirën për të mposhtur rivalët e Milanit në derbin e qytetit.

Xhiroja e ardhshme në Serie A, sjellë përballjen e madhe mes Interit dhe Milanit që më 21 tetor zhvillohet në ‘San Siro’, transmeton Lajmi.net.

“Ne jemi në një moment pozitiv, në formë të mirë dhe duke luajtur futboll të mirë”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne jemi përmirësuar në aspektin e karakterit dhe kjo është një cilësi themelore kur luani ndeshje të tilla të rëndësishme. Tani ne do të shohim se në çfarë situate do të jemi pas ndeshjeve ndërkombëtare, por në përgjithësi jemi të kënaqur”.

“Duhet të përqendrohemi vetëm te Milani, dhe pastaj të fillojmë të mendojmë për Barcelonën. ‘Rossonerët’ janë kundërshtar i fortë, luajnë futboll të mirë dhe kanë fituar shumë pikë në ndeshjet e fundit”.

“Ata kanë nënshkruar me disa lojtarë të mirë këtë verë, dhe ne duhet të japim ablosutisht më të mirën për t’i mundur ata”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button