Në Shkup mbahet evenimenti vjetor i Fondit “Ndërtojmë urat” i mbështetur nga Misioni i OSBE-së

Më shumë se 700 studentë nga 27 shkolla në mbarë vendin do të mblidhen gjatë evenimentit të përkrahur nga OSBE që do të mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup, të shtunën, më 13 tetor, duke filluar nga ora 12:00

Nxënësit, të cilët kanë përfituar nga grantet e Fondit i Ndërtojmë urat, do të marrin pjesë nëpërmjet këngëve, shfaqjeve teatrore, aktiviteteve sportive dhe vallëzimeve.

Artistët muzikor Toni Zen me Fleka Band, si dhe Kanita Suma do të performojnë gjatë këtij evenimenti.

Me këtë rast, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja, do t’iu drejtohen të pranishmëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button