Maduro: Trump kërkon të më vrasë!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro akuzoi administratën e Presidentit amerikan Donald Trump se po përpiqej që ta vriste.

Por, këtë akuzë të rëndë opozita e Venezuelës nuk e merr për bazë, duke thënë se Maduro i bën shpesh këto akuza për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tij, transmeton TCH.

Rreth 2 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi i tyre që nga viti 2015, nga mungesa e mjekësisë, inflacionit në rritje dhe krimeve.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës, duke denoncuar Maduron si një diktator i cili ka anuluar të drejtat e njeriut dhe ka sjellë shkatërrimin ekonomik.

Shtëpia e Bardhë akuzoi qeverinë e Maduros të mërkurën për përfshirjen në vdekjen e një politikani të burgosur venezuelian, të cilin autoritetet thonë se vrau veten, por që partitë e opozitës thanë se u vra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP