Komisioni Kuvendor e miratoi propozimin për ndryshimin e Kushtetutës

18.05.Me 10 vota “për” dhe 7 “kundër” Komisioni për çështje kushtetuese e miratoi propozimin e Qeverisë për ndryshim të Kushtetutës, përcjell Portalb.mk.

Komisioni e obligoi Qeverinë që në afat prej 15 ditëve të përgatisë dhe dorëzojë tekstin me amendamentet dhe t’i merr parasysh vërejtjet që janë bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit.

“Për” votuan 10 deputet të shumicës parlamentare nga LSDM, 7 deputet të VMRO-DPMNE-së votuan kundër, ndërsa nuk kishte të përmbajtur.

Të hënë propozimi i Qeverisë do të jetë në rend dite në seancën plenare të Kuvendit.

_______________________

 

Për sot është caktuar vazhdimi i seancës së Komisionit të Kuvendit për ndryshime kushtetuese për të cilat filloi diskutimi të mërkurën. Për të hënën kryetari i Kuvendit ka caktuar seancë plenare ku do të votohet për nevojat e ndryshimit të kushtetutës. Për ndryshime të Kushtetutës nevojiten dy e treta e shumicës, transmeton Portalb.mk.

“Kjo punë do të bëhet. Çështja është se a do të jetë shpejtë, a do të lejojmë që Maqedonia që të mos humbasë më shumë ditë, muaj, vite siç ka humbur në të kaluarën. Për këtë është e rëndësishme përgjegjësia e secilit individ, deputet, politikan”, tha Zaev dje në Kuvend me rastin e ndarjes së çmimit “11 Tetori”.

LEXO: Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre

Në mbledhjen e parë të Komisionit për ndryshime kushtetuese, Zaev ftoi që të arrihet konsensus për ndryshime kushtetuese. Deputetët e VMRO-DPMNE-së ishin kundër dhe thanë se nuk kanë mandat nga populli që t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

LEXO: Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore
LEXO: Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë
LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshime kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Për miratim të propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, nevojitet vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, për të cilën kryeministri Zaev nuk dëshiroi që të precizojë se a janë siguruar ose jo.

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë. Sipas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019.

Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë. Zyrtarisht, deri tash shumica paralamentare ka 72 deputetë që do të votojnë “për”, kurse mes deputetëve opozitarë dhe të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë duke u zhvilluar negociata që të siguroheshit edhe vota “për” e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht, thuhet se deri tash është siguruar vota “për” e 82 deputetëve.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP