Kosova u prezantua pa fusnotë, Serbia dhe Spanja braktisën mbledhjen në Vjenë

Delegacioni i Këshillit për politikë ët jashtme i Parlamentit serb ka braktisur Konferencën ndërkombëtare mbi politikën dhe sigurinë e përbashkët të BE-së në Vjenë, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Kjo ndodhi për shkak të mënyrës së prezantimit të Kosovës në këtë konferencë pa fusnotën e famshme, si simbol të neutralitetit. Me këtë pretekst protestoi edhe delegacioni i Spanjës.

Delegacionet e këtyre dy vendeve, Serbisë e Spanjës, protestuan për shkak të prezantimit të Kosovës me flamur e pa yllin, fjollën, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Serbisë, transmeton Koha.net.

Konferenca po mbahet në kuadër të kryesimit gjashtëmujor nga Republika e Austrisë të Këshillit të Bashkimit Europian.

Delegacioni i Serbisë, sipas raportimit të medieve të Beogradit, dje, para fillimit të konferencës kishte kërkuar që përfaqësuesit e Kosovës të prezantohen në “përputhje me Marrëveshjen mbi prezantimin rajonal”.

Këtë qëndrim kishte mbajtur edhe delegacioni parlamentar i Mbretërisë së Spanjës.

Por, organizatori, Parlamenti i Republikës së Austrisë nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, ndërsa dy delegacionet, të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë dhe të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, kanë lëshuar mbledhjen, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button