Liberalizimi i vizave, Hoxhaj: Nëse nuk ndodh sivjet, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës

Sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh për kosovarët deri në fund të vitit 2018, Kosova s’do t’i besojë më Evropës.

Express Intervistën në KTV, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur edhe më shumë kritere se vendet tjera që tashmë kanë liberalizim vizash.

“Nëse nuk ka vendim pozitiv, s’kemi asnjë arsye t’i besojmë Evropës për asnjë gjë të vetme dhe të mundshme sepse ne kemi kryer punët”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë ai që përfaqëson vendin në takim me palën serbe kur në tryezë është presidenti serb, por ka shtuar se Kuvendi duhet të ketë rol kryesor në procesin e dialogut.

Sipas tij, rezoluta e propozuar nga koalicioni qeverisës jep përgjigje të qartë për idenë e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve. Ai ka thënë se në rezolutë shprehet qartë se “kufijtë, integriteti i Kosovës janë të paprekshëm”.

Hoxhaj u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që munguan në takimin e sotëm që të ulen bashkë për të arritur një konsensus. Sipas tij, kur udhëhiqen politikat e mëdha përgjegjëse është qeveria, por edhe opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button