Kosova mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Maltës

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve.

Ishte Benjamin Kololli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 30 pas asistimit nga Valon Berisha, transmeton Koha.net.

Kosova rrezikoi edhe dy herë më pas përmes Edon Zhegrovës, goditjen e të cilit e ndali shtylla.

E rast jashtëzakonisht të mirë për të shënuar pati edhe Vedat Muriqi në fund të takimit.

**********************************************************

21:17 – Kololli i jep epërsinë Kosovës ndaj Maltës

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës.Ishte mbrojtësi Benjamin Kololli që shënoi golin e epërsisë në minutën e 30.

Ky ishte goli i tij i parë në fanellën e Kosovës.Për të asistoi Valon Berisha.

*****************************************************************

20:30 – Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Maltës e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në “Fadil Vokrrin” e stërmbushur Kosova është në kërkim të pikëve maksimale për të vazhduar të jetë lider i Grupit 3 në Ligën D.

Nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve përfaqësuesja e Kosovës ka mbledhur katër pikë.

Formacionet zyrtare janë këto:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button