OKB: Një e treta e vajzave në Jemen pa qasje në arsimin bazë

 Rreth 30 për qind e vajzave në Jemen nuk kanë qasje në arsimin bazë, thuhet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Punëve Humanitare (OCHA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, OCHA botoi një raport ku theksohet se deri në 31 për qind e vajzave në Jemen ishin jashtë programit mësimor.

Më tej theksohet se konfliktet në këtë vend kanë krijuar rrezik më të madh për edukimin e fëmijëve, veçanërisht për vajzat.

Jemeni është në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, e cila që nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button