Si e kalon ditёn Melania Trump, cfarё bёn njё Zonjё e Parё e Shteteve tё Bashkuara?

Sipas Business Insider, Melania dhe Donald Trump flenё nё dhoma tё ndara dhe Zonja e Parё, zgjohet mё shpejt se presidenti, diku rreth orёs 5.30 tё mёngjesit. Njё mikeshё e ngushtё e saj, e cituar nga Washington Post, rrёfen se Melania pёrgatit pёr shkollё tё birin, Barronin dhe pёrgjithёsisht, merret shumё me tё, sepse e konsideron veten “ mama“ me kohё tё plotё, shkruan Bordo.al.

Ajo e ndihmon me detyrat, i pёrgatit mёngjesin e drekёn, ndёrkohё qё kujdeset shumё edhe pёr vaktin e vet tё parё tё ditёs: smoothie tё shёndetshme dhe fruta ( mundёsisht, kёrkon 7 lloje tё ndryshme nё ditё). Paraditen e kalon me ushtrime tё lehta fizike, qё nё mjaft raste zёvёndesohen me shёtitje rreth e rrotull.

Kur nuk merret me Barronin, nuk luan tenis dhe nuk praktikon pilatesin, Melania e zё kohёn me detyrat e Zonjёs sё Parё, qё pёrfshijnё planifikimin dhe mikpritjen e eventeve nё Shtёpinё e Bardhё.

 

Ajo rri zakonisht nё krahun lindor tё godinёs, ndёrsa i shoqi nё atё perendimor, dhe gjatё ditёs nuk para takohen. Pёr tu relaksuar bёn banjo nё vaskё dhe fundjavat i kalon shpesh nё resortёn private nё Palm Beach, tё Floridas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button