“SHBA-të nuk kanë emëruar hetues në lidhje me rastin Khashoggi”

Burimet diplomatike turke bëjnë të ditur se informacioni se SHBA-të kanë emëruar hetues në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është i pavërtetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet diplomatike për AA kanë theksuar se “informacioni se pala amerikane ka emëruar hetues në lidhje me rastin e gazetarit saudit, Khashoggit, është i pavërtetë”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një deklaratë rreth rastit me gazetarin saudit, i cili është zhdukur që nga 2 tetori pasi kishte shkuar në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ishte shprehur se, “Kemi hetues atje, jemi duke punuar me Turqinë dhe sinqerisht po punojmë me Arabinë Saudite. Ne duam të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”.

Në programin amerikan të lajmeve të mëngjesit “Fox & Friends Trump”, Trump ishte shprehur se po e ndjekin nga afër këtë çështje dhe se po punojnë ngushtë me Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Gazetari Khashoggi është zhdukur që nga 2 tetori pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button