Vasili: Parlamenti është i uzurpuar, mazhoranca shkon për të ndarë paratë

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili në emisionin “Top Talk”, sa i përket bojkotit të zgjatur të Kuvendit nga opozita, u shpreh se ai do të vazhdojë, pasi sipas tij, nuk është parlamenti i qytetarëve, por i uzurpuar nga opozita.

“Kjo mazhorancë ka zgjedhur të “hajë veten”, pasi e ka të pamundur të bashkëjetojë politikisht me opozitën. Refuzon të marrë në shqyrtim nismat e opozitës. Mazhoranca miraton ligje të personalizuara, si ligji për teatrin, por për fat të mirë, Presidenti e rrëzoi. Një tjetër problematik është se në këtë Parlament shkohet vetëm për të rindarë paratë e buxhetit. Ky është një qëndrim i qartë i yni. Sa kohë ka një parlament që imponon dhe uzurpon, nuk ka vend për ne. Nuk është parlamenti i qytetarëve dhe nuk ka vend për ne”, tha Vasili.

Sa i përket çështjes “Babale”, ai u shpreh se është një moment demaskimi i mazhorancës, shumë i qartë. “Kjo është një mazhorancë e ndërtuar mbi trafikantët dhe ata po e denoncojnë”, tha Vasili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button