Alderweireld nuk mendon për kontratën e re me Tottenhamin

Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld ka insistuar se nuk është duke menduar për kontratën e re me klubin.

Kontrata e belgut skadon në fund të këtij sezoni dhe është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi.

Londinezët kanë opsion që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një vjet, por pas dy javëve të verës ai mund të shitet për çmim prej 25 milionë funteve dhe klubi është duke menduar që të ketë kontratë më afatgjate për të.

25 milionë funte mund të jenë pak për Tottenhamin që gjatë kësaj vere nuk e shiti mbrojtësin për 55 milionë funte të ofruara nga Unitedi.

“Sinqerisht, nuk po mendoj për këtë gjë për momentin. Po ndihem mirë dhe i lumtur që po luaj. Do të shohim çfarë ndodhë”, ka thënë 29-vjeçari, transmeton The Mirror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button