Ngjarje e rëndë në Mat të Shqipërisë, një i vdekur e dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat të Shqipërisë, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Disa punëtorë të Bashkisë së Matit u qëlluan duke punuar në një rrugë në fshatin Shëlli në Macukull.

Ata po punonin për të ndërtuar rrugën Shtjefën-Shëlli, kur nje kalimtar u është afruar dhe siç mësohet i ka pyetur se si mund të takohet me kryetarin e Bashkisë Mat, njofton TCH.

Pasi nuk ka marrë përgjigje, është larguar për tu kthyer me një armë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button