Monaco shkarkoi trajnerin Jardim, do Henryn pasardhës të tij

Monaco ka konfirmuar shkarkimin e menaxherit, Leonardo Jardim, pas katër vjetësh në krye të klubit.

Jardim, 44-vjeçar, fitoi titullin me Monacon në vitin 2017, por klubi nga principata franceze ka fituar vetëm një takim në këtë sezon dhe pozicionohet në vendin e 18 në tabelë, njofton Koha.net.

“Jam mirënjohës dhe krenar që kam drejtuar Monacon për katër vjet. Kam dhënë më të mirën nga vetja dhe kam punuar me pasion. Arritëm fitore të mëdha së bashku dhe ato do t’i mbaj në kujtimet e mia”, ka thënë Jardim.

Eurosport raporton se Thierry Henry është në listën e trajnerëve për zëvendësimin e Jardimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP