ASH-ja kërkoi nga kryeministri Zaev, që të shkarkohet zëvendëskryeministri Osmani

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përshëndetur aktakuzat e reja nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), siç thonë nga atje, veçanërisht aktakuzën ndaj ish ministri të Shëndetësisë, Bujar Osmani, me çka ka kërkuar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që menjëherë ta shkarkojë të apostrofuarin nga pozita aktuale, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, pasi që i njëjti nuk ka më legjitimitet, transmeton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët përshëndet njoftimin e djeshëm nga Zyra e Prokurorit Special Publik për një valë të re të aktakuzave në rastet e keqpërdorimeve të zbuluara nga skandali i përgjimeve. Veçanërisht e mirëpritur është padia ndaj Zëvendës Kryeministrit për çështjet evropiane, Bujar Osmani, e cila shënon hapjen e rastit të parë domethënës kundër një zyrtari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje Kryeministrit Zaev që menjëherë të shkarkojë Bujar Osmanin duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të ngritura kundër tij për keqmenaxhim të fondeve shtetërore në vitin 2010, ndërsa ai ishte Ministër i Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e dërguar nga ASH-ja.

Sipas ASH-së, shkarkimi duhet të ndodh për shkak se pas aktakuzës së PSP-së, Bujar Osmani nuk legjitimitet moral që ta udhëheqë agjendën evropiane, dhe kjo do ta dëmtonte seriozisht edhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Pas kësaj aktakuzë, Bujar Osmani nuk e ka legjitimitetin moral për të udhëhequr agjendën e integrimit evropian e as strategjinë e qeverisë për të zbatuar prioritetet e reformave urgjente të BE-së që rrjedhin nga Marrëveshja e Përzhinos, të cilat janë kryesisht të lidhura me reformën e sektorit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Për më tepër, qëndrimi i tij në detyrë do të dëmtonte seriozisht pavarësinë e gjyqësorit, duke pasur parasysh nivelet e larta të ndërhyrjes politike në gjyqësor të theksuara në të gjitha vlerësimet e pavarura, së fundmi nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Bujar Osmani duhet të shkarohet menjëherë për t’iu mundësuar gjyqtarëve që të jenë në gjendje të marrin vendime pa ndërhyrje dhe presione politike”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e ASH-së, transmeton Portalb.mk.

Nga ASH-ja përfundojnë duke kujtuar se bashkëqeverisja e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti nga e cila vjen Bujar Osmani me VMRO-DPMNE-në, dhe bashkëqeverisja më tej edhe me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë ka bërë që qytetarët të humbasin besimin në gjyqësorin dhe institucionet qeveritare. Sipas ASH-së, skandalet korruptime të tilla të pjesëtarëve të BDI-së, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, dhe ministrave të tjerë të qeverisë LSDM-BDI, kanë sjellë edhe te dështimi i referendumit të 30-shtatorit.

LEXO: Deklarohet Bujar Osmani pas hapjes së hetimit për keqpërdorime nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL