Filloi gjykimi për studenten amerikane që nuk u lejua të hyjë në Izrael

Studentja amerikane Lara Alqasem (22), të cilës nuk iu lejua hyrja në Izrael që nga 2 tetori me arsyetimin se ka mbështetur lëvizjen bojkotuese ndaj Izraelit, ka dërguar rastin në gjykatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rastin e ndjekur nga Gjykata Lokale në Tel Aviv, mori pjesë Alqasem e cila po mbahet në Aeroportin Ben Gurion që nga dita e martë e javës së kaluar, si dhe avokatët e saj.

Seanca gjyqësore për rastin Alqasem, e cila nuk u lejua të hyjë në Izrael me arsyetimin se ka mbështetur lëvizjen BDS, e cila njihet si “Iniciativa për Bojkotimin e Izraelit për Palestinën”, u ndjek nga një numër i madh i gazetarëve vendor dhe të huaj.

Njëri prej avokatëve të Alqasem, Yotam Ben-Hillel, u shpreh se për anulimin e vizës duhet të ketë dëshmi të fuqishme, por që në këtë rast nuk ka dëshmi të nevojshme për anulimin e vizës.

Ben-Hillel rikujton se klientja e tij ka paguar taksën për regjistrim në mënyrë që të vazhdojë studimet e saj në Universitetin Hebraik të Kudsit dhe bën të ditur se ajo ka marrë vizën studentore nga Konsullata e Izraelit në Miami dhe se ka shkuar në Izrael për studime.

“Një person i cili ka bërë gjithë këto, si mund të jetë pjesë e një fushate të bojkotimit të Izraelit”, thotë ai.

Burimet lokale janë shprehur se pritet që sot ose nesër të merret vendimi në lidhje me rastin.

Shtetase e SHBA-ve Lara Alqasem, gjyshi i së cilës është një palestinez, javën e kaluar kishte shkuar në Izrael për t’i vijuar studimet master në Universitetin Hebraik në Kuds.

Policia izraelite nuk ishte lejuar hyrjen e Alqasem në Izrael edhe pse ajo kishte vizën studentore, me arsyetimin se ajo kishte mbështetur lëvizjen BDS.

Pas vendimit të policisë, Lara Alqasem kishte refuzuar të kthehet në SHBA-të dhe kishte aplikuar në gjykatë.

Gjykata Lokale në Tel Aviv kishte vendosur që Alqasem të mos dëbohet deri në fillimin e procesit gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button